Trajnim mbi Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore
Qendra Durrësi Aktiv në bashkëpunim me Prefekturën Durrës organizuan trajnimin me të rinjtë vullnetarë, përfaqësues të bizneseve, punonjës social të qendrave komunitare dhe studentë mbi Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.
Trajnimi u moderua nga Z.Artur Lekbello, shef i sektorit të emergjencave në prefekturën e Qarkut Durrës, i cili prezantoi kompetencat e Prefektit, Legjislacionin për Emergjencat Civile, Planin e Emergjencave, dhe u diskutua gjithashtu për rolin e vullnetarëve gjatë të gjitha fazave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë.
Pjesëmarrësit u shprehen se prezantime të tilla janë të rëndësishme sepse na përgatisin për të kontribuar në komunitet dhe çdo vullnetar duhet të jetë i trajnuar që të japë ndihmën e tij. Krijimi i një bashkëpunimi mes komuniteteve dhe institucioneve është element kyç në reduktimin, përballimin dhe rimbëkëmbjen ndaj fatkeqësive.
Qendra “DURRËSI AKTIV” organizoi këtë aktivitet në kuadër të projektit “Angazhimi i vullnetarëve të rinj në aktivizimin e komunitetit dhe reagimit ndaj fatkeqësive” si pjesë e programit të “Reagimit të Mbrojtjes Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar i UNDP Albania dhe financuar nga Fondi i Përshpejtimit të SDG: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Holandës.
24/03/2022