Qendra Durresi Aktiv

Vjosa Park Kombëtar

Në Durrës, në kuadër të aksionit “Vjosa Park Kombëtar Tani”, një grup aktivistësh, Eco Albania dhe Durrësi Aktiv organizuan një ngjarje të veçantë për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar. Kjo iniciativë u simbolizua nga vendosja e banerave para bashkisë së Durrësit, që ishin shenjë të qartë për zbatimin e këtij vendimi.

Durrësi iu bashkua nismës ndërkombëtare dhe aktivistët vendosën banerat në vendin e dukshëm para bashkisë, duke prezantuar mesazhin e qartë dhe përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Vjosës dhe ekosistemit të saj. Kjo ngjarje mori vëmëndjen e qytetarëve të ndryshëm.

Aksioni “Vjosa Park Kombëtar Tani” ishte një shembull i forcës së përbashkët dhe vendosmërisë për të mbrojtur trashëgiminë natyrore të vendit tonë. Kjo ngjarje e veçantë theksuar në Durrës, qyteti i cili është i lidhur ngushtë me detin dhe burimet natyrore, u bë një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit botëror për nevojën për të mbrojtur dhe ruajtur pasurinë natyrore të Vjosës.

24/04/2021