Qendra Art & Aktivizëm – Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet
Mbështetur nga: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).
Kohëzgjatja: Shtator 2023 – në implementim
Qëllimi: Të fuqizojë të rinjtë në komunitetet e prekura nga ligjet e konfiskimit të pasurive për të krijuar ndryshime pozitive duke shfrytëzuar fuqinë e artit dhe duke eksploruar mënyra krijuese për të përdorur pasuritë e konfiskuara për të krijuar vlera sociale dhe ekonomike.
Objektivat:
- Të angazhojë artistë, për të ofruar edukim artistik, për të gjeneruar vlerë të komunitetit nga asetet, për të krijuar partneritete dhe për të krijuar ndikim të qëndrueshëm.
- Të sigurojë një hapësirë arti për të lidhur artistët e rinj, institucionet dhe individët në mënyrë që të mbështesin dhe promovojnë produktet e tyre për të gjeneruar të ardhura.
Rezultatet:
- Angazhimi i artistëve vendas për të krijuar një ndikim domethënës në komunitet, duke ofruar mundësi arsimore të bazuara në art, duke nxitur angazhimin publik dhe duke zhvilluar mundësi sociale dhe ekonomike.
- Krijimi i një hapësire artistike mbështetëse që lidh artistët e rinj, institucionet dhe individët për t’u mundësuar artistëve të rinj të eksplorojnë mundësi të ndryshme të të ardhurave nga asetet e konfiskuara dhe të gjenerojnë vlera të komunitetit.