#PërQytetin
Në partneritet me Qëndresa Qytetare
Mbështetur nga: Leviz Albania
Kohëzgjatja: Dhjetor 2021 – Shkurt 2023
Qëllimi: Garantimi i një vendimmarrje sa më afër interesave dhe nevojave të qytetarëve nëpërmjet rritjes së përdorimit të demorkacisë digjitale dhe ushtrimit të së drejtës së e-peticionit dhe e-iniciativës qytetare.
Objektivat specifike:
- Identifikimi, adresimi dhe prioritarizimi i nevojave dhe problematikave të qytetarëve sipas natyrës së çështjeve, zonave administrative dhe mënyrës së ndërhyrjes.
- Informimi i qytetarëve për të përdorur platformën qytetarIN dhe pjesëmarrja e tyre në nënshkrimin e peticioneve online si mjete për të adresuar çështjet e tyre në Këshillin Bashkiak.
- Njohja zyrtare e nënshkrimit elektronik të ofruar nga platforma QytetarIN nga tre Këshillat Bashkiake të përzgjedhura dhe pilotimi i qëndrueshëm dhe replikueshëm i këtij instrumenti për adresimin e problematikave të qytetarëve.
Rezultatet:
- Bashkitë dhe organizatat partnere njohin problemet dhe cështjet prioritare të qytetarëve të tyre. Anketim në terren për të marrë përshtypjet e qytetarëve rreth problemeve të ndryshme që i shqetëson me 200 qytetarë. Përkatësia gjinore e pjesëmarrësve: 60% meshkuj 40% femra.
- Qytetarët e informuar mbi platformën online, perqytetin.com nënshkruajnë dhe depozitojnë në Këshillat Bashkiake 6 peticione dhe iniciativa që lidhen me problematikat e tyre.
- Bashkitë njohën dhe adresojnë zyrtarisht peticionet dhe iniciativat elektronike që vijnë nga qytetarët nëpërmjet platformës QytetarIN
- Banorët iu drejtuan institucioneve të pushtetit vendor me peticionin: “Marrjen e masave në zonën e Nishtullës, përkatësisht në L.14, Rr.Kepi i Rodonit dhe Rr. Vath Turja për pastrimin e kanalit kullues që përshkon këtë zonë është i ndotur dhe i papastruar nga mbetjet e shumta”. Kjo problematikë mori zgjidhje nga institucionet e pushtetit vendor.
- Iniciativa qytetare “Planifikimi dhe ndërtimi i një konvikti për studentët e UAMD-së” u nënshkrua nga 2500 qytetarë dhe po ndiqet cështja.