Capacity Building Training
“Understanding ‘Teasing Interpretation’ and the Importance of Storytelling”
Qendra Durrësi Aktiv fton të gjithë praktikuesit kulturorë, entuziastët e trashëgimisë dhe freelancer-ët e interesuar të bëhen pjesë e trajnimit dy-ditor mbi “Teasing Interpretation” dhe rëndësinë e rrëfimit (storytelling) në promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, pjesë e iniciativës “Recraft the Past, Build up the Future III” nën programin EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Aktiviteti synon të rrisë kapacitetet e pjesëmarrësve në interpretimin kreativ të trashëgimisë dhe zhvillimin e rrëfimeve që mundësojnë përfshirjen aktive të vizitorëve.
Çfarë ofron ky trajnim?
- Konceptet themelore të “Teasing Interpretation” dhe rëndësinë e rrëfimit artistik
- Praktikë në terren: Ekskursione dhe ushtrime në shtegun e dyerve të vjetra
- Shembuj konkretë për të përfshirë vizitorët në guida me tematikë kulturore dhe edukative
- Kapacitetet e zhvillimit profesional në fushën e turizmit kulturor dhe praktikave të qëndrueshme
Struktura e trajnimit:
Kohëzgjatja: 2 ditë
Pjesëmarrës: gjithsej 30 pjesëmarrës
Vendi: MuZEH Lab, Durrës
Kush mund të aplikojë?
- Profesionistë dhe praktikues kulturorë lokalë
- Freelancer-ë dhe entuziastë të trashëgimisë
- Studentë
- Individë me dëshirë për të zhvilluar aftësitë e tyre në interpretimin e trashëgimisë kulturore
Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 28.02.2025.
Përfitimet kryesore:
- Zhvillim profesional në fushën e interpretimit kreativo-kulturor
- Rrjetëzim me profesionistë dhe entuziastë të tjerë të trashëgimisë
- Certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të trajnimit
- Mundësi për t’u përfshirë në iniciativat e ardhshme të Qendrës Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab
Ky aktivitet kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së Durrësit, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe praktikat e qëndrueshme të turizmit.
Linku i aplikimit: https://hy3adnka.forms.app/training-application-form
04/02/2025