<style>.lazy{display:none}</style> Tur Eksplorues Parku i Divjakës dhe Vilë Bashtovë - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Tur Eksplorues Parku i Divjakës dhe Vilë Bashtovë

Aktivitetet turistike në Vilë Bashtovë dhe Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta janë organizuar me mbështetjen e UNDP Albania dhe janë pjesë e nismës për të promovuar ekonominë blu dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit.

Si pjesë e kësaj vizite, vizituam Kalanë e Vilë Bashtovës dhe udhëtuam përmes Parkut të Divjakës dhe zonave të mbrojtura të Lagunës së Karavastas.

Qëllimi i turit eksplorues ishte që pjesëmarrësit të njihen më shumë me trashëgiminë natyrore të vendit dhe të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Me mbështetjen e UNDP Albania do të vijojmë serinë e aktiviteteve pedalime, hiking, lundrime për të promovuar shtigjet turistike në qytetin e Durrësit dhe të bashkëbisedojmë mbi ekonominë blu për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit.

21/Gusht/2022
Optimized with PageSpeed Ninja