Qendra Durresi Aktiv

Qendra e re Art & Aktivizëm hap dyert për komunitetin

Hapim një kapitull të ri për artin dhe aktivizmin në Durrës! 
Qendra e re e Artit dhe Aktivizmit hap dyert për komunitetin tonë të dashur!
 
Një sipërmarrje sociale e ngritur në një pronë të konfiskuar nga korrupsioni i ish-zyrtarëve të lartë, me qëllim të frymëzimit të artistëve të rinj dhe ofrimit të mundësive sociale dhe ekonomike për të gjithë komunitetin tonë.
Jemi krenarë për këtë aset të ri që do të ofrojmë për komunitetin dhe mirëpresim angazhimin tuaj për të kontibuar në promovimin dhe vlerësimin e artistëve të rinj dhe përmirësimin e jetës sociale dhe kulturore të qytetit.
Në emër të ekipit tonë, jemi mirënjohës për mbështetjen dhe besimin në këtë projekt të rëndësishëm.
 
Faleminderit:
– Ekipit nga Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Ndryshim që na mbështetën nëpërmjet projektit TWIST – Towards New Social Entrepreneurship Model in Confiscated Assets in Albania;
– Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, SH.T.Z. Silvio Gonzato, për vlerësimin e iniciativës sonë dhe promovimin e Qendres;
– Ministrit të Brendshëm, Z.Taulant Balla, për prezencën dhe përkrahjen në këtë model të ri-përdorimit të qëndrueshëm të pronave të konfiskuara nga korrupsioni i zyrtarëve të lartë nga ana e organizatave të shoqërisë civile;
– Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, për besimin në aftësitë tona për të menaxhuar këtë pasuri në shërbim të komunitetit.
– LIBERA. Associazioni, nomi e numeri contro le mafie organizata lider për angazhimin e palëkundur kundër mafias, korrupsionit dhe krimit për drejtësi sociale!
 
Faleminderit gjithashtu artistëve Donaldi, Ingriti, Jetmira, Silvia, Marion, Xhoen, Fabian, Arens, Fabio, që sëbashku po e bëjmë një realitet këtë vizion për një komunitet më të përfshirë, dhe të frymëzuar nga arti dhe aktivizmi.
22/Shkurt/2024