<style>.lazy{display:none}</style> Lundrim me Anije - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Lundrim me Anije

Lundrimi me anije nga Porti i Durrësit është një aktivitet i veçantë dhe emocionues, i organizuar bashkërisht nga Qendra Durrësi Aktiv dhe Shoqata Durrësi Autokton. Ky aktivitet ka për qëllim të ofrojë një përvojë të mrekullueshme nëpër ujërat e detit Adriatik dhe të promovojë bukuritë natyrore të zonës së Durrësit.

Gjatë kohës së lundrimit, ekipi i organizatorëve dha informacione dhe diskutime rreth rëndësisë së këtij aktiviteti për ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e bregdetit të Durrësit. Biseduam mbi ekonominë blu, peshkimin, dhe ndikimin e mbetjeve në popullatën e peshkimit. Ndërgjegjësuam pjesëmarrësit rreth mënyrave se si të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të zonës.

Kjo përpjekje e përbashkët ndikoi në ruajtjen dhe promovimin e bukurive të zonës dhe në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në Durrës.

Me mbështetjen e UNDP Albania do të vijojmë serinë e aktiviteteve pedalime, hiking, lundrime për të promovuar shtigjet turistike në qytetin e Durrësit dhe të bashkëbisedojmë mbi ekonominë blu për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit.

11/Shtator/2022
Optimized with PageSpeed Ninja