Qendra Durresi Aktiv

Instalacioni Peshku Gobi

Në Durrës ka mbërritur një instalacion i veçantë, i quajtur “Peshku Gobi”, që ka si qëllim të krijojë ndërgjegjësim për ndotjen e bregdetit nga plastika dhe të nxisë vizitorët të hedhin mbeturinat e tyre plastike në mënyrë të përgjegjshme, duke i “ushqyer Gobin”.

“Fushata Gobi” është një lëvizje globale, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndotjen e bregdetit nga plastika. Ideja e kësaj fushate është që vizitorët të kenë mundësinë të hedhin mbeturinat e tyre plastike në një mënyrë të kreative dhe argëtuese, duke “ushqyer” Peshkun Gobi.

Kjo nismë është realizuar në bashkëpunim me UNDP Shqipëri dhe Bashkinë e Durrësit dhe për herë të parë është sjellur në Shqipëri, duke u frymëzuar nga modele të ngjashme të Gobit që gjenden nëpër botë.

Peshku Gobi, në formën e një instalacioni artistik, mund të vizitohet në rrugën e Portit, përballë Policisë Bashkiake. Ky instalacion është krijuar për të treguar se sa e rëndë është ndotja nga plastika në oqeanet dhe se si ajo po i prek shumë speciet detare dhe ekosistemet. Në një mënyrë simbolike, vizitorët mund të hedhin plastikën e tyre në Gobi, duke shprehur angazhimin e tyre për të luftuar ndotjen.

Është e rëndësishme të theksojmë se ndotja nga plastika ka arritur në nivele shqetësuese, me qindra specie detare që përballen me zhdukjen dhe oqeanet e mbushura me mbeturina. Peshqit, duke e ngatërruar plastikën me ushqim, po konsumojnë atë dhe kjo sjell pasojat e rënda jo vetëm për ta, por edhe për ekosistemin dhe njerëzit që konsumojnë peshkun e ndotur.

Kështu, instalacioni “Peshku Gobi” synon të sensibilizojë opinionin publik dhe të nxisë ndërgjegjësimin e nevojës për të luftuar ndotjen nga plastika, si dhe të promovojë sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe oqeanit. Bashkohuni me ne në këtë nismë dhe ndihmoni në ruajtjen e bregdetit dhe biodiversitetit të detit tonë.

13/Dhjetor/2022