Ecje tematike “Zbulimi i Dyerve të Vjetra të Durrësit"
Rreth 100 pjesëmarrës në Ecjen Tematike!
Gjithçka shkoi më shumë se mrekullueshëm dje në Ecjen tonë Tematike: “Zbulimi i Dyerve të Vjetra të Durrësit”! Një numër i jashtëzakonshëm prej rreth 100 pjesëmarrësish, përfshirë komunitetin tonë të dashur, guidat freelance, agjenci turistike, profesionistë, turistët italianë dhe miqtë e huaj që jetojnë në Durrës, pronarët e banesave, janë bashkuar për këtë përvojë emocionuese!
Sëbashku, kemi kthyer kohën prapa dhe kemi zbuluar historinë e fshehur prapa 12 dyerve të shekujve 19-20. Ndihemi të mahnitur dhe frymëzuar nga një grup kaq të pasionuar për të njohur dhe mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore të Durrësit dhe për të promovuar turizmin e qëndrueshëm.
Jemi shumë të lumtur dhe shpresojmë që kjo është vetëm fillimi i aventurave të tjera emocionuese në të ardhmen!
Ky shteg u krijua si pjesë e projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”, që implementohet nga Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab, përmes programit EU4Culture Albania që financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe implementohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.