Organizuam disa fushata me karakter sensibilizues në sheshin “Liria”, duke krijuar një atmosferë të veçantë për qytetarët. Nën moton “DURRESLAND”, kemi angazhuar qytetarët në aktivitete sociale dhe kulturore, duke u përqendruar në tema të rëndësishme për zhvillimin e komunitetit tonë.
Qendra Durrësi Aktiv ka promovuar platformën www.jamvullnetar.al, duke inkurajuar qytetarët të angazhohen dhe të ndërveprojnë në nivel komunitar. Në të njëjtën kohë, “JETA Tier und Mensch Jeta Kafshët dhe Njerëzit” ka promovuar të drejtat e kafshëve të rrugës dhe adoptimin e tyre, duke sjellë dashuri dhe kujdes për to.
MuZEH Lab ka argëtuar fëmijët me një lojë edukuese rreth mozaikut të Bukuroshes së Durrësit, duke i nxitur ata të njohin dhe të vlerësojnë trashëgiminë kulturore të qytetit tonë. Ndërsa IOM Albania, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit, ka informuar qytetarët për mundësitë dhe sfidat e migrimit të rregullt drejt Bashkimit Evropian.
“DURRESLAND” ishte një nismë e re, në të cilën do të përpiqemi të sjellim shumë aktivitete nga çdo organizatë apo grupim për të arritur qëllimin e pasurimit të jetës së qytetarëve tanë, veçanërisht të rinjve dhe fëmijëve.