<style>.lazy{display:none}</style> Dita Botërore e Biçikletës - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Dita Botërore e Biçikletës

Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile 2023 dhe Ditës Botërore të Biçikletës, Qendra Durrësi Aktiv në bashkëpunim me Kryetarin e Biçikletave në Durrës organizuan “Pedalojmë për Jetën”!

Ky aktivitet ishte një thirrje për aktivizëm, shëndet dhe solidaritet për qytetarët e Durrësit.  “Pedalojmë për Jetën” dha një mundësi të veçantë për të zbuluar hapësirat e Kavalishencës, për të njohur njerëz të rinj, për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndarë përvoja të ndryshme. Pedalimi mori vëmendjen e qytetarëve për rëndësinë e aktivitetit fizik dhe transportit të qëndrueshëm në jetën tonë të përditshme. Gjatë aktivitetit, shijuam bukurinë e natyrës dhe mjedisit të qytetit, shkëmbyem mendime dhe përvoja me pjesëmarrësit dhe ndihmuam në ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

03/06/2023
Optimized with PageSpeed Ninja