Bashkëbisedim midis Kandidatëve për Kryetar Bashkie
Ekipi i Qendresës Qytetare në bashkëpunim me Qendrën Durrësi Aktiv organizoi një forum diskutimi në Durrës, ku u përqendrua në rëndësinë e alternativave politike si motor për një demokraci funksionale. Në këtë forum, kandidati për Kryetar Bashkie z. Ardian Muka u takua me të rinjtë dhe u përgjigj pyetjeve të tyre. Të rinjtë shprehen interes për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, parandalimin e largimit të trurit, stimulimin e bizneseve të reja, si dhe çështjet e rehabilitimit të kafshëve të rrugës. Kandidati u përball me këto pyetje dhe ofroi pikëpamjen e tij për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Kandidatja znj. Emiriana Sako nuk e pranoi ftesën në takim.
Ky forum diskutimi tregoi përkushtimin e Qendresës Qytetare dhe Durrësit Aktiv për të nxitur angazhimin politik të rinisë dhe për të siguruar se zëri i tyre dëgjohet në procesin e vendimmarrjes lokale.