Dëgjo Artin e të rinjve

 

Kohëzgjatja: Shtator – Dhjetor 2022

Mbështetur nga: Kongresi Rinor Kombëtar

Qëllimi: Krijimi i kushteve të favorshme për të rinjtë e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”, që nëpërmjet mentorimit dhe pajisjes me mjetet e duhura për krijimin e skulpturave, pikturave, apo dhe teknikave të tjera të artit pamor, të kenë mundësi të shprehen lirshëm dhe të shpalosin ndjesitë e tyre krijuese artistike.

Objektivat:

  • Stimulimi i 20 të rinjve për tu shprehur nëpërmjet teknikave të artit pamor.
  • Transmetimi i ndjesisë artistike personale e 20 të rinjve në  krijimin e artit në pikturë, skulpturë dhe qeramikë etj.
  • Promovimi i artit të të rinjve dhe vlerave të kulturës në shoqëri.

Rezultatet:

  • 20 nxënës të shkollës “Jan Kukuzeli”do të rrisin kapacitetet e tyre në krijimtarinë e artit nga programi “Art Hub – Youth Create Culture” në 3 fusha: Pikturë, Skulpturë dhe Qeramikë, programe të cilët do implementohen për krijimtarinë e nxënësve.
  • Organizimi i një bashkëbisedimi të hapur me temë “Si të shprehemi përmes artit”. Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të mësojnë ndryshimin e artit komercial dhe artit si vlerë e shoqërisë. Të ftuar në aktivitet do jenë edhe artistë të ndryshëm nga qyteti i Durrësit në fushat e krijimtarisë së programit. Të rinjtë do kenë mundësi të diskutojnë dhe reflektojnë, ndajnë mendimet me artistët.
  • Zhvillimi i një workshop me temë “Si të përdorim zhanerat e artit dhe materialet për t’u shprehur”. Qëllimi i këtij workshop-i është që nxënësit të kuptojnë si të shprehen nëpërmjet teknikave të artit pamor në një mënyrë që të transmetojnë një ndjesi artistike personale.
  • Krijimi i dokumentarit me temë “Young European Artists ‘22” ku të rinjtë prezantojnë veten, dëshirat, aspiratat për të ardhmen për karrierën artistike.
  • Promovimi i veprave të artit të të rinjve në ekspozitat në Durrës dhe Tiranë – Ekspozita e krijimeve të nxënësve.