Qendra Durrësi Aktiv po zbaton projektin “Trashëgimia Epidamn: Lidhja mes së Kaluarës dhe të Tashmes”, i cili synon të rigjallërojë trashëgiminë kulturore të Durrësit duke nxitur angazhimin aktiv të komunitetit dhe krijimin e mjeteve edukative inovative. Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin si tek vendasit, ashtu edhe tek turistët, mbi rëndësinë e trashëgimisë së Durrësit përmes aktiviteteve kulturore që theksojnë monumentet si Kulla Veneciane dhe Hamami. Gjithashtu, projekti synon të përfshijë artistët vendas dhe praktikuesit kulturorë duke ofruar mundësi punësimi afatshkurtra, promovuar praktika të qëndrueshme të turizmit dhe zhvilluar iniciativa edukative.
Qëllimi i pozicionit
Junior Heritage Internal do të luajë një rol kyç në mbështetjen e zbatimit të aktiviteteve të projektit. Pozicioni përqendrohet në asistimin në vlerësimin e trashëgimisë, iniciativat e ndërtimit të kapaciteteve dhe monitorimin e progresit të projektit. Koordinatori do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të rezultateve kryesore të projektit duke nxitur angazhimin e palëve të interesuara dhe duke garantuar respektimin e standardeve etike dhe kulturore.
- Kohëzgjatja e Projektit: 11 muaj
- Numri i Ditëve të Punës: Junior Heritage Internal pritet të përfundojë gjithsej 18 ditë pune gjatë periudhës së projektit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Bachelor në Trashëgimi Kulturore, Arkeologji, Histori ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë minimale një vjeçare në organizata, komunitet, fusha kulturore.
- Aftësi e dëshmuar për të punuar me palë të ndryshme të interesuara, përfshirë shkolla, agjenci turistike dhe grupe komunitare.
- Aftësi të forta organizative dhe logjistike për menaxhimin e eventeve dhe ndërtimin e kapaciteteve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe gojë në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi për të punuar në mënyrë bashkëpunuese në një mjedis ndërdisiplinor.
- Njohuri të dëshmuara mbi standardet etike në trashëgiminë kulturore dhe angazhimin e komunitetit.
Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
Kordinatori duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën durresiaktiv@gmail.com deri më 20 janar 2025.
Vlerësimi dhe përzgjedhja:
Kandidatët do të vlerësohen në bazë të kualifikimeve, përvojës dhe përshtatshmërisë për pozicionin.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listuar për një intervistë.
Qendra Durrësi Aktiv rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të nevojshme në këto Terma të Referencës për të shërbyer më mirë nevojat dhe objektivat e organizatës.
Informacion më të detajuar për pozicionin e gjeni në dokumentin Termat e Referencës;
08/01/2025